Sport

Benzema "anullon" Katarin, shkak bëhet deklarata e Deschamps

Të mërkurën mbrëma pas fitores ndaj Marokut ai u pyet sërish nëse Karim Benzema do të vijë në Doha për finale dhe ai u përgjigj: “Pff... Preferoj të mos ju përgjigjem. Hajde, pyetja tjetër."

15 Dhjetor 2022, 14:06 Nga DOSJA
Benzema "anullon" Katarin, shkak bëhet deklarata e Deschamps

KATAR - Sulmuesi francez i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë e ka kapërcyer problemin e lëndimit dhe po stërvitet normalisht me “Madrilenët”. Madridi i ka dhënë leje në rast se dëshiron të shkojë në Doha të Katarit për finalen e Kupës së Botës, sepse mund të marrë një medalje, si pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij.

Megjithatë, sipas Relevo, kjo nuk është në planet e Karim Benzemas për momentin. Shkak është bërë pakënaqësia e tij me deklaratat e trajnerit të skuadrës, Didier Deschamps. Trajneri francez, i pyetur nëse sulmuesi i Real Madridit do të rikthehet, mbylli derën duke u përgjigjur: “Po kujdesem për 24 lojtarë që kam këtu. Nuk më interesojnë ata që nuk janë si Kibebe dhe Pogba. Nuk do të flas për gjëra që nuk kanë të bëjnë me jetën time të përditshme”.

Të mërkurën mbrëma pas fitores ndaj Marokut ai u pyet sërish nëse Karim Benzema do të vijë në Doha për finale dhe ai u përgjigj: “Pff... Preferoj të mos ju përgjigjem. Hajde, pyetja tjetër."

Vetë sulmuesi francez e kupton se nuk do të kishte kuptim ta sillte atë në ekip në ndeshjet vendimtare pasi humbi pjesën tjetër, por atij nuk i pëlqeu aspak ftohtësia e Deschamps kur u pyet për çështjen e tij.

Që kur u largua nga kombëtarja e Francës më 20 dhjetor, nuk ka marrë asnjë mesazh nga federata franceze. Ky dëmtim ishte një moment shumë i vështirë për të që ishte në pritje të Botërorit dhe priste që zyrtarët e kombëtares të kujdeseshin më shumë për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll