Sport

VIDEO / Me një Mercedes me xhama të zinj, Ronaldo shfaqet prap tek qendra sportive madrilene

Edhe pse për dy muaj ai do të mbush 38 vjec, ai ka ende shrpesë të luaj me një klub europian, që sigurisht mund të plotësojë kërkesat e tij si financiare ashtu edhe sportive, për të qenë pjesë e kupave të europës.

15 Dhjetor 2022, 13:14 Nga DOSJA
VIDEO / Me një Mercedes me xhama të zinj, Ronaldo shfaqet prap tek

SPANJE - Me një Mercedes GLE ngjyrë gri dhe me xhama krejtësisht të zi, Cristiano Ronaldo është paraë të dalë nga qendra stërvitore Valdebebas që është qendra stërvitore e Realit të Madridit ku për të dytën ditë rradhazi po stërvitet ylli portugez.

Aktualisht pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, ylli portugez është pa skuadër dhe ofertat e shumta me shifra marramendëse në Arabinë Saudite duket se nuk e tundojnë. Edhe pse për dy muaj ai do të mbush 38 vjec, ai ka ende shrpesë të luaj me një klub europian, që sigurisht mund të plotësojë kërkesat e tij si financiare ashtu edhe sportive, për të qenë pjesë e kupave të europës.

Sa i përket këtyre seancave stërvitore duket se është një marrëveshje me ish-klubin e tij thjesht për t'u stërvitur, pasi nuk ka asnjë zë konkret për një rikthim të tij të mundshëm.

Edhe në ditën e sotme ai ka zhvilluar stërvitje në një fushë të veçuar, vetëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll