Sport

A ka një favorit për finalen Francë-Argjentinë? Ja çfarë thonë bastet!

Finalja e Botërorit është caktuar të dielën në orën 16:00. Kujtojmë, në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Argjentina mundi Kroacinë, ndërsa Franca mundi Marokun.

15 Dhjetor 2022, 12:30 Nga DOSJA
A ka një favorit për finalen Francë-Argjentinë? Ja

KATAR - Kemi arritur në fund të Kupës së Botës në Katar. Ka mbetur vetëm finalja, në të cilën do të garojnë skuadrat e Argjentinës dhe Francës. Është e sigurt që na pret një spektakël i vërtetë dhe tashmë dihen shanset për atë ndeshje.

Sipas parashikuesëve dhe specialistëve të basteve, rolin e favoritit e luan Franca, pasi shanset për fitoren e "Gjelave" janë 2.70 , kurse triumfi i Argjentinës është 2.75. Koeficienti në një barazim është 3.15 .

Finalja e Botërorit është caktuar të dielën në orën 16:00. Kujtojmë, në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Argjentina mundi Kroacinë, ndërsa Franca mundi Marokun.

B.T (Dosja.la)

Sondazh

Poll