Sport

Trajneri Dalic fton gazetarët kroatë për një drekë. Dikush provokon: "Shpresojmë të mos jetë në një restorant italian..."

Skuadra e drejtuar nga Zlatko Dalic, do të ndeshjet për vendet 3-4, e njohur si ‘finalja e vogël’, që do të zhvillohet të shtunën.

15 Dhjetor 2022, 14:09 Nga DOSJA
Trajneri Dalic fton gazetarët kroatë për një drekë.

KATAR - Kroacia është rikthyer në stërvitje pas humbjes së rëndë ndaj Argjentinës, e cila e largoi skuadrën ballkanike nga finalja e Kupës së Botës. Tani skuadra e drejtuar nga Zlatko Dalic, do të ndeshjet për vendet 3-4, e njohur si finalja e vogël, që do të zhvillohet të shtunën.

Një stërvitje e lehtë, edhe më e qetë, për ata që u rreshtuan një ditë më parë dhe një dialog mjaft informal me shtypin kroat të pranishëm në seancë. “Kjo nuk është një finale e vogël, kjo është një finale e madhe”,- theksoi trajneri kroat, i cili kujtoi një premtim: “Kur të kthehemi në Kroaci, të gjithë ftohen për drekë”.

Mirëpo trajneri Dalic la pa përgjigje provokimin e një gazetari: "Shpresojmë të mos jetë në një restorant italian...", - duke aluduar për gjyqtarin Daniele Orsato, që akordoi penalltinë e diskutueshme, që i dha epërsinë 1-0 Argjentinës në ndeshjen gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll