Sport

VIDEO/ Bruce Willis thyen TikTok me imitimin e Messit

Kjo audio po bëhet jashtëzakonisht e popullarizuar në të gjitha rrjetet, por shumë pak mund ta imagjinonin Bruce Willis duke e imituar atë.

15 Dhjetor 2022, 13:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Bruce Willis thyen TikTok me imitimin e Messit

SHBA - “Çfarë shikon, budalla? Largohu!”  Tallja e Lionel Messit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndaj lojtarit holandez Wout Weghorst ka pushtuar rrjetin dhe tashmë është bërë virale.

Janë të shumta imazhet qe qarkullojnë me shprehjen e yllit argjentinas e cila është kthyer në moto, duke u vendosur në për makina, fanella e kudo ku të munden.

Këtë herë ka qenë ylli i Holliwood-it Bruce Willis ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në Tik Tok ka dalë duke imituar argjentinasin, duke u bërë edhe më tepër viral.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll