Sport

Hakan Shukur për festimin e kroatëve: "Turp! Kjo që bëtë është e papranueshme"

Trajneri kroat Zlatko Dalić ka publikuar një video ku shihet skuadra e tij duke festuar me këngën e Thompson “Lijepa li si”.

15 Dhjetor 2022, 13:27 Nga DOSJA
Hakan Shukur për festimin e kroatëve: "Turp! Kjo që

SHBA - Hakan Sukur, futbollisti i njohur turk, ka dënuar sjelljen e kombëtares kroate gjatë festës pas eliminimit të Brazilit.

Trajneri kroat Zlatko Dalić ka publikuar një video ku shihet skuadra e tij duke festuar me këngën e Thompson “Lijepa li si”.

Në video, lojtarët dëgjohen duke kënduar në zell tekstin e këngës "Herceg-Bosno, srce ponosno... ". (kjo këngë flet për bukuritë e Kroacisë dhe vendeve të ndryshme të sajë përfshirë edhe Hercegovinën ku kanë jetuar për qindra vjet pakica kroate. Sipas mediave vendase kjo këngë ka konotacione nacionaliste dhe fashiste.)

E gjithë kjo ka ndikuar tek ish-futbollisti turk i cili ka thënë në Twitter:

“ Unë jam me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kjo është e papranueshme. Sa turp për Kroacinë ”.

I am standing with Bosnia and Herzegovina.

This is unacceptable..

What a shame for Crotia! https://t.co/AGpMhYR5zh
— Hakan Şükür (@hakansukur) December 13, 2022

Sukur, është golashënuesi i golit më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll