Sport

Pasi u nda nga futbollisti u fut në “Big Brother”, s’do e besoni shifrën që shpenzoi ish-i i Realit për ta

5 Shtator 2019, 13:41 Nga DOSJA
Pasi u nda nga futbollisti u fut në “Big Brother”, s’do e

PORTUGALI – Jese Rodrigues, një ndër ish-futbollistët e Realit më të pëlqyer ka shpenzuar plot 5 mijë euro duke dërguar mijëra mesazhe për të eleminuar ish-të dashurën e tij nga “Big Brother 2018”, një prej reality show më të ndjekur në të gjithë botën.

Futbollisti u nda nga Aurah Ruiz në vitin 2018, ndërkohë kishin një vit që ishin bërë prindër për herë të parë me djalin e tyre, Nyan.

Menjëherë pas ndarjes ish-e dashura e futbollistit, Ruiz vendosi të bëhej pjesë e “Big Brother”, i ndjekur nga mijëra shikues.

Ndërkohë më vonë është mësuar se, ish-lojtari i Realit i cili e dërgoi edhe në gjyq nënën e djalit të tij, Aurah Ruiz, u hakmorr sërish duke dërguar qindra mijëra mesazhe për ta eleminuar sa më shpejt atë nga loja.

Por të gjitha këto mesazhe i kushtuan futbollistit plotë 5 mijë euro, në fakt një shume e papërfillshme për të.

Ndërsa ish-e dashura e Jese e ka denoncuar futbollistin duke thënë se ai ka neglizhuar detyrat që i takojnë si baba.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport aurah ruiz jese rodrigues aurah ruiz jese rodrigues

Sondazh

Poll