Sport

Tragjedi tjetër në Botëror, një roje sigurie ka ka humbur jetën në stadiumin ku do të luhet finalja!

Ekipet mjekësore të stadiumit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë para se të transferohet me ambulancë në reanimacionin e spitalit Hamad- thuhet në njoftim.

14 Dhjetor 2022, 18:21 Nga DOSJA
Tragjedi tjetër në Botëror, një roje sigurie ka ka humbur

KATAR - Në stadiumin “Lusail” do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës në futboll dhe pikërisht në atë stadium ka rënë dhe ka humbur jetën një roje sigurie.

Bëhet fjalë për, John Njao Kibiu i cili ka rënë të shtunën, ndërsa tri ditë më vonë ka ndërruar jetë në repartin e terapisë intensive, thuhet në njoftimin e organizatorëve të Botërorit.

Ekipet mjekësore të stadiumit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë para se të transferohet me ambulancë në reanimacionin e spitalit Hamad- thuhet në njoftim.

Një hetim për vdekjen e tij është në vazhdim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll