Sport

THASHETHEME! Nuk është e vërtetë, futbollistët sauditët nuk morën makina luksoze për fitoren ndaj Argjentinës…

“Ata kanë marrë një premio normale për këto situata. Gjithsesi, ata nuk luajtën për çmimin, por për vetë historinë,”- ka deklaruar presidenti i federatës saudite.

14 Dhjetor 2022, 11:58 Nga DOSJA

THASHETHEME! Nuk është e vërtetë, futbollistët

ARABIA SAUDITE - Pas fitores befasuese ndaj Argjentinës, në ndeshjen e pare të fazës së grupeve të Kupës së Botës, shumë shpejt u përhaq lajmi për çmimet e mëdha që do të përfitonin lojtarët e Arabisë Saudite. Më saktë, mallrat luksoze si makinat Rolls Royce dhe orët Rolex, në një vlerë monetare prej 500 mijë eurosh… shpërblime që sauditët, në fund të fundit, nuk i morën.

“Jo, jo, jo”,- është përgjigjur me nxitim presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite. “Ata luajtën për krenarinë e kombit. Ata patën nderin të ishin në një ndeshje historike kundër Argjentinës”,- ka shtuar Yasser Al-Misehal në një intervistë për gazetën Marca.

“Këto thashetheme nuk janë të vërteta. Por ata kanë marrë një premio normale për këto situata. Gjithsesi, ata nuk luajtën për çmimin, por për vetë historinë. Shumë prej tyre u bënë futbollistë shumë të njohur pas asaj ndeshje”, pohoi ai.

Pavarësisht këtij rezultati, Arabia Saudite përfundoi duke mos mundur të kalonte fazën e grupeve, pasi humbi në ndeshjet e mbetura me Poloninë (0-2) dhe Meksikën (1-2). 

Al-Misehal ende vlerëson pozitivisht pjesëmarrjen e tij në Botëror. “Bëmë mirë, arritëm këtë fitore historike. Kemi pasur kundërshtarë të vështirë në fazën e grupeve dhe jemi të kënaqur. Ne jemi prekur edhe nga dëmtimet e disa lojtarëve kryesorë. Që tani e tutje, është gjithmonë në rritje.”

THASHETHEME! Nuk është e vërtetë, futbollistët

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll