Aktualitet

Moti i keq në Shkodër/ 500 ha tokë e përmbytur, rruga Theth-Breglumi bllokohet nga inertet, 3 fshatra pa drita

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq, ku dalja nga shtrati i lumenjëve shkakton përmbytje të rrugëve dhe banesave përreth. 

14 Dhjetor 2022, 13:14 Nga a.l
Moti i keq në Shkodër/ 500 ha tokë e përmbytur, rruga
Përmbytjet në Shkodër

SHKODËR- Rreth 500 hektarë tokë bujqësore është përmbytur si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Emergjencat Civile bëjnë me dije se rruga Theth-Breglumi vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Ndërsa tre fshatra kanë probleme me energjinë elektrike. 

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq, ku dalja nga shtrati i lumenjëve shkakton përmbytje të rrugëve dhe banesave përreth. Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll