Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi i Arbër Paplekajt, prokuroria kërkon më shumë kohë

Shkak ishte kërkesa e prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion.

14 Dhjetor 2022, 12:23 Nga A.B
Shtyhet sërish gjyqi i Arbër Paplekajt, prokuroria kërkon më
Pjerin Xhuvani dhe Arber Paplekaj

ELBASAN- Gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është shtyrë sërish. Shkak ishte kërkesa e prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion. Atyre u duhet të japin një mendim për kërkesat paraprake të avokatëve të të pandehurve.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. 

pjerin xhuvani arber paplekaj

Sondazh

Poll