Aktualitet

U kap me drogë, para dhe tre maska karnavalesh në makinë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane të cilat u referohen hetimeve për këtë rast, theksojnë se i riu shqiptar është kapur në makinën e tij me doza kokaine, 1600 euro dhe tre maska karanavalesh që dyshohet se i përdorte për vjedhje.

14 Dhjetor 2022, 08:26 Nga a.l
U kap me drogë, para dhe tre maska karnavalesh në makinë,
Policia Italiane

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në stacionin Ponte San Giovanni. Ai kishte disa ditë që kishte ardhur në Itali, ndërsa u arrestua për trafik droge. Mediat italiane të cilat u referohen hetimeve për këtë rast, theksojnë se i riu shqiptar është kapur në makinën e tij me doza kokaine, 1600 euro dhe tre maska karanavalesh që dyshohet se i përdorte për vjedhje.

Teksa u ndalua nga policia, ai është përpjekur të fshihej duke ngritur dyshime të karabinierët dhe pas kontrolleve iu gjetën droga, lekët dhe maskat. Ndaj 18-vjeçart  u ngrit një urdhër arresti nga policia e Perugia AG./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll