Sport

Edhe në majën më të lartë të globit, mbështesin Messi dhe Argjentinën

Një alpinist kinez është shfaqur në majën e Everestit 8848.86 m, me fanellën e Argjentinës të Lionel Messit për t'i uruar atij fitimin e ndeshjes së sotme.

13 Dhjetor 2022, 18:32 Nga DOSJA
Edhe në majën më të lartë të globit,

TIBET - Përballja e mbërmjes së sotme mes Argjentinës dhe Kroacisë si gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Katarit është edhe tema e ditës. Dëshirat dhe opinionet janë të ndryshme, europianët kryesisht ballkanasit janë në bmështetje të shtetit të tyre Kroacisë, ndërkohëq ë pjesa më e madhe e Botës dëshirojnë që të jetë Messi ai që të shkojë drejt finales për të ngritur trofeun e vetëm në karrierë që i mungon dhe që e bën deri diku të pakrahasueshëm me idhullin e tij Maradonën.

Një ndër mesazhet më të çuditshme dhe të rralla është shfaqur nga maja më e lartë e planetit, Maja e Everestit (8848.86 m). Në foto është një alpinist kinez Dan Zengluobu me fanellën e Messit në duar duke i uruar kualfiikimin Argjentinës dhe atij për në finalen e madhe të 18 dhjetorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll