Art&Argëtim

"E dija veten alien"/ Nicolas Cage bën deklaratën e çuditshme: U habita kur kuptova që isha njeri

Ai është shprehur se kur ishte fëmijë mendonte se ishte alien dhe se ishte shokuar kur kishte kuptuar që ishte një njeri si gjithë të tjerët.

14 Dhjetor 2022, 10:06 Nga a.l
"E dija veten alien"/ Nicolas Cage bën deklaratën e
Nicolas Cage

SHBA- Aktori i njohur hollivudian, Nicolas Cage ka bërë së fundmi një deklaratë të çuditshme për veten e tij. Ai është shprehur se kur ishte fëmijë mendonte se ishte alien dhe se ishte shokuar kur kishte kuptuar që ishte një njeri si gjithë të tjerët, shkruajnë mediat e huaja.

Babai më thonte që isha si alien dhe një ditë, kur shkova te doktori i shkollës për vizitë dhe zbulova që kisha organe dhe skelet si gjithë shokët e mi, u shokova. Isha i bindur që isha nga një planet tjetër,”- tha Cage. 

Ndërsa shtoi se fakti që ishte i çuditshëm e bëri atë të vendoste të angazhohej në botën e aktrimit. 

E kam pasur të vështirë të krijoj marrëdhënie me njerëzit e tjerë. U frymëzova nga David Bowie në filmin “Njeriu që zbriti në Tokë” dhe vendosa të bëhem aktor,”- tha Cage, i cili edhe më parë ka tërhequr vëmendjen me deklarata të habitshme mbi jetën e tij.

Vitet e fundit, Nicolas Cage është rikthyer në filma të mirënjohur si 'Mandy', 'Mom and Dad'. Ai mori çmime të shumta për rolin e tij si Rob në dramën e vitit 2021 "Pig". Me regji të Michael Sarnoski, filmi përqendrohet rreth një gjahtari tartufi që jeton i vetëm në shkretëtirën e Oregon dhe duhet të kthehet në të kaluarën e tij në Portland në kërkim të derrit të tij të dashur për ushqim pasi ajo rrëmbehet. Vitin e ardhshëm, aktori fitues i Oskarit ka projekte të shumta që do të publikohen duke përfshirë Sympathy for the Devil, The Old Way dhe Renfield, ku ai do të luajë Drakulën./Dosja.al

nicolas cage

Sondazh

Poll