Art&Argëtim

Dua Lipa harron Trevor Noah, nis romancën me reperin Jack Harlow, ç'thuhet për çiftin më të ri në showbiz

Thuhet se ai fluturoi në New York City për t'u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten. Po ashtu, burimet pohojnë se çifti u pa duke mbërritur në një restorant në Distriktin Meatpacking.

13 Dhjetor 2022, 08:33 Nga A.B
Dua Lipa harron Trevor Noah, nis romancën me reperin Jack Harlow,
Dua dhe Jack

BRITANI- Dua Lipa ka nisur romancë të re. Këngëtarja me origjinë shqiptare është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar të titulluar, “Dua Lipa”.

Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Por duket se pasi u takuan, kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm.

Sipas një burimi për Pagesix ai ishte shumë i interesuar për të”. Thuhet se ai fluturoi në New York City për t'u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten. Po ashtu, burimet pohojnë se çifti u pa duke mbërritur në një restorant në Distriktin Meatpacking.

Dua Lipa harron Trevor Noah, nis romancën me reperin Jack Harlow,

Sipas Harlow, "ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj". Ose siç shprehet ai në këngë, "Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një film".

Lipa ishte e lidhur së fundmi me Trevor Noah.

dua lipa jack harlow

Sondazh

Poll