Art&Argëtim

U akuzua se kishte kopjuar këngën 'Shake it Off', Taylor Swift fiton gjyqin pas 5 vitesh

Teksti i këngës "Shake It Off" është shkruar tërësisht nga unë, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës

13 Dhjetor 2022, 08:46 Nga a.l
U akuzua se kishte kopjuar këngën 'Shake it Off', Taylor
Taylor Sëift

SHBA- Këngëtarja e famshme Taylor Swift më në fund ka fituar gjyqin me akuzat për plagjiaturën e këngës 'Shake it off', pas  5 vitesh. 

Padia, e cila fillimisht u ngrit nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler në vitin 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet e këngës së vitit 2001 të 3Lë "Playas Gon' Play " për të shkruar himnin e saj hit "Shake It Off".  Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të Grammy-së dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët të hënën duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Gjykatësi i SHBA, Michael Fitzgerald e hodhi poshtë zyrtarisht padinë po atë ditë, vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi i saj. Fitorja për Sëift vjen vetëm katër muaj pasi këngëtarja theu heshtjen e saj për këtë çështje, duke thënë se "nuk e kishte dëgjuar kurrë" këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.

Teksti i këngës "Shake It Off" është shkruar tërësisht nga unë, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës./Dosja.al

taylor swift

Sondazh

Poll