Art&Argëtim

Kanë kaluar 32 vjet nga filmi “I vetëm në shtëpi”; Ja si duken sot hajdutët Marv dhe Harry

Filmi kult shënoi fëmijërinë tonë dhe ne jemi gjithmonë të lumtur ta shikojmë sërish gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

13 Dhjetor 2022, 09:46 Nga k.m.
Kanë kaluar 32 vjet nga filmi “I vetëm në
Harry dhe Marv

SHBA- Kanë kaluar 32 vjet nga xhirimet e filmit të famshëm "I vetëm në shtëpi". Një film për të gjitha kohërat, shënoi fëmijërinë e shumë njerëzve dhe vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite. Ky film është shfaqur tradicionalisht prej vitesh në televizion dhe megjithëse e kemi parë të panumërt, gjatë atmosferës së Vitit të Ri me kënaqësi e shikojmë sërish...

Joe Pesci dhe Daniel Stern u bënë të famshëm duke luajtur 'hajdutët' jo aq të zgjuar në filmin popullor "Home Alone". Edhe pse Harry-n dhe Marv-in i kujtojmë si personazhe të rinj, sot ata janë të dy më të plakur dhe duken shumë më ndryshe se në filmin e njohur që i bëri të famshëm.

Joe Pesci luante Harry-n, i cili me Marvon përbënte dyshen e famshme dhe sot mbush 79 vjet. Daniel Stern sot është 65 vjeç. Edhe pse luajti në komedi të shumta, ai njihet më së shumti për rolin e Marv në filmat " I vetëm në shtëpi". Krahas aktrimit, Danieli bën edhe skenare dhe regji, ndërsa një nga rolet e tij të fundit është në serialin “Shrill”.

Për sa i përket jetës private, ai është i martuar me Laura Matos që nga viti 1980, me të cilën ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Meqë ra fjala, djali i tij Henri është senator nga Kalifornia, ndërsa në vitin 2009 Daniel mori çmimin "Thirrje për shërbim" nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama për punë vullnetare.

home alone

Sondazh

Poll