Art&Argëtim

Djali i Tina Turner humb betejën me sëmundjen e rëndë, homazhet nga familjarët: Kjo është një tragjedi

Afida Turner, gruaja e Ronnie Turner, ndau një homazh për burrin e saj të premten në mëngjes në faqen e saj në Instagram, duke e quajtur atë një "engjëll të vërtetë" dhe "mikun tim më të mirë".

13 Dhjetor 2022, 09:21 Nga a.l
Djali i Tina Turner humb betejën me sëmundjen e rëndë,
Ronnie Turner

SHBA- Ronnie Turner, djali i Tina Turner ka vdekur në moshën 62-vjeçare. Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga bashkëshortja e tij. Afida Turner, gruaja e Ronnie Turner, ndau një homazh për burrin e saj të premten në mëngjes në faqen e saj në Instagram, duke e quajtur atë një "engjëll të vërtetë" dhe "mikun tim më të mirë", shkruan Pagesix.

Këtë herë bëra më të mirën deri në fund, nuk munda t'ju shpëtoja. Të dua për… 17 vjet kjo është shumë shumë e rëndë. Kjo është një tragjedi. Ike bashkë me vëllain tënd Craig dhe babanë. Pushoni në parajsë… Kaq e padrejtë,” shtoi ajo, duke aluduar për Craig Turner, i cili vdiq nga vetëvrasja në 2018, dhe motrën e Tinës, Alline, e cila vdiq në 2010.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Afida Turner (@afida_turner)

Ronnie Turner është një aktor amerikan, i njohur edhe si djali i këngëtares legjendare, Tina Turner dhe muzikantit, Ike Turner. Roli i tij më i famshëm ishte në filmin e viteve '90 'What's Love Got To Do With It' që bazohej në historinë e jetës reale të nënës së tij.  Ronnie është gjithashtu një ndërmjetës i pasurive të patundshme në Los Angeles, SHBA. Thuhet se ai është një muzikant i talentuar dhe shpesh luante për grupin e nënës së tij dhe grupin e babait pas divorcit të tyre. Duke përfituar nga pasuria e madhe e prindërve të tij dhe të ardhurat e tij nga punët e ndryshme të aktrimit dhe të pasurive të patundshme, Ronnie Turner jetoi një jetë luksoze dhe të pasur me gruan e tij në Beverly Hills, Kaliforni./Dosja.al

vdes djali i tina turner ronnie turner

Sondazh

Poll