Art&Argëtim

'Po prisnin një fëmijë, ajo abortoi'/ Getinjo kthen DRAMËN e jetës në këngë, reperi: Atë vajzë nuk e pashë më kurrë

“Ajo”, ishte kënga e parë e Getinjos me të cilën ai u bë shumë i njohur për publikun.

13 Dhjetor 2022, 09:03 Nga A.B
'Po prisnin një fëmijë, ajo abortoi'/ Getinjo kthen
Getinjo

KOSOVË- Reperi Getinjo ka një histori të trishtë, të cilën e ka kthyer dhe në këngë. Teksa ishte jashtë shtëpisë së 'Big Brother', reperi ka treguar një histori nga e cila ka mbetur zemërthyer. 

“Ajo”, ishte kënga e parë e Getinjos me të cilën ai u bë shumë i njohur për publikun. Kjo këngë ka shumë kuptim për Getinjon pasi është histori e vërtetë. Teksa ka qënë i ftuar kohë më parë në “5 data” në “Prive”, reperi ka zbuluar se kur ka qënë i dashuruar me një vajzë, ndodhi që ajo mbeti shtatzënë. 

Por, jo gjithçka shkoi mirë, vajza dhe Getinjo i prishën raportet, teksa ky i fundit është shprehur se ka informacion se ajo ka abortuar, ka ikur jashtë vendit me familjen e saj dhe nuk e ka takuar më kurrë.

“Kemi gabuar, s’mund të themi se nuk kemi gabuar, se me kast e kemi bërë. Kënga është 100 për qind e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këtë e dinë edhe shokët e mi të ngushtë. Ata bëjnë hajgare shpesh me mua për këtë punë, sepse atë çikën nuk e kam parë kurrë më. Është larguar me gjithë familjen jashtë vendit. Informacionin që unë e kam marrë është se ajo ka abortuar. E tash shokët gjithë më ngacmojnë që paramendo tash vjen një fëmijë edhe të thotë ‘hej babi, këtu jam, ty të kam babi.

E kam pas bërë një këngë, e kam treguar gjithë storien që më ka ndodh me të, edhe e kam bërë vetëm për t’ia dërguar asaj, nuk e kam bërë me e vendosë diku, sepse më vinte marre ta dëgjonte dikush. Kënga ka dalë pa pëlqimin tim dhe u bë e madhe. Krejt Ferizaji u infektua me këtë këngë”, ka thënë ai.

getinjo

Sondazh

Poll