Art&Argëtim

“Ishalla ju futet serbi e ju…”/ Fifi reagon në lot dhe e tmerruar pas komentese: Po më dhemb shpirti

Fifi është prekur dhe ka vendosur t’i kthejë përgjigje komentuesit.

13 Dhjetor 2022, 16:40 Nga F.M
“Ishalla ju futet serbi e ju…”/ Fifi reagon në lot dhe e
Fifi

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi është prekur nga një koment që i është bërë në rrjetet sociale.

“Ishalla ju futet serbi, t’ju p**** dhe një herë,”- thuhet në komentin e bërë nga një person që ndjek këngëtaren.

Por, nisur nga vujtja e Kosovës gjatë luftës se Serbisë, Fifi është prekur dhe ka vendosur t’i kthejë përgjigje komentuesit. Në përgjigje, ajo shkruan se duhet të jesh shumë i lig që të urosh futjen e armikut në banesën e atyre që i shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht e psikologjikisht.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol,”- shkruan Fifi në përgjigjen e saj.

“Ishalla ju futet serbi e ju…”/ Fifi reagon në lot dhe e
Postimi

fifi filloreta raci

Sondazh

Poll