14 Dhjetor 2022, 09:08
Nga k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhin e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në disa postime rresht në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke lajmëruar se kishte takuar çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, aty ku edhe do intervistohen 3 kandidatët e SPAK, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë lajmërim për takimet që po zhvillonte në Tiranë.
Më tej në postimin e saj, Yuri Kim theksoi se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet, por nuk përmend emra dhe shtoi se pasuesi i Arben Krajës, nuk duhet të ketë frikë të vendosë në vend drejtësinë, e po ashtu nuk duhet të kryejë favore.
"Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë dhe favore - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara,"-shkruan në postimet e saj ambasadorja.
Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor./Dosja.al
yuri kim gara per kreun e ri te spak
Politike
13 Dhjetor 2022, 20:36
F.M
Oriela Nebijaj
TIRANË- Deputetja më e re e Partisë Demokratike, që u ul për herë të parë në Kuvend, seancë...
Politike
13 Dhjetor 2022, 20:03
Gjykata e Dibrës
DIBËR- Gjykata e Dibrës vendosi të martën të dënoj me 2 vjet burg me kusht dy ish-zyrtarë lokal&eu...
Politike
13 Dhjetor 2022, 19:06
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se deputeti Erion Braçe, i cili ka paralajmëruar lënien e mandatit, &...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:39
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës. Pas mbledhjes me drejtuesit pol...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:22
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar që as ta dëgjojë deri në fund pyetjen e gazetarëve për kreun e ...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:20
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat e hedhura ndaj kreut të grupit parlament...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:20
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish "refrenin" e tij për rastin e udhëtimeve të ish-zv.kryeministrit...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:18
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se mes tij dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk ka asnj&e...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:16
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se për zgjedhjet lokale fillimisht ka bërë gati patronazhistët. Në një prono...
Politike
13 Dhjetor 2022, 18:12
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga biseda mes tij dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak, në lidhje me emigrantët...