Politike

Akuzat e Braçes/ Rama: Është gjithmonë i pranishëm tek unë edhe kur nuk është

Rama u pyet në lidhje me akuzat e ngritura nga Braçe dhe tha se nuk kishte nevojë për ndërmjetës për të komunikuar me deputetin.

13 Dhjetor 2022, 19:06 Nga F.M
Akuzat e Braçes/ Rama: Është gjithmonë i pranishëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se deputeti Erion Braçe, i cili ka paralajmëruar lënien e mandatit, është gjithmonë i pranishëm tek ai. Në një prononcim për gazetarët, pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama u pyet në lidhje me akuzat e ngritura nga Braçe dhe tha se nuk kishte nevojë për ndërmjetës për të komunikuar me deputetin.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Mendon që ke arritur nivelin të bësh urën e komunikimit mes meje dhe Braçes? Ai vërtetë nuk është i pranishëm këtu, por është gjithmonë i pranishëm tek unë edhe kur nuk është i pranishëm. Ndaj nuk ka nevojë për ndërmjetës. 

Pyetje: I ke dhënë një përgjigje duke qenë se ju ka akuzuar, ka akuzuar maxhorancën....

Edi Rama: Tani abuzove me konferencën, bërë nuk e di se sa pyetje, bam bam bam, karikoje për herën tjetër kallashnikovin. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka paralajmëruar lënien e mandatit të deputetit pas bllokimit të punës për 6 muaj për nismën ligjore të rregullimit të tregut bujqësor dhe blegtoral. Paralajmërimi është lënë të kuptohet nga një postim i shoqëruar me video i deputetit që thotë se këtë të enjte nuk ka parlament, ndërsa akuzon për skuthllëk dhe klientelizëm edhe kolegët e tij socialistë.

erion brace edi rama

Sondazh

Poll