Politike

Rama zbardh bisedën me kryeministrin britanik: Kriminelët janë jashtënxjerrjet e një kombi, nuk përfaqësojnë shqiptarët

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se ka kërkuar që shqiptarët të mos konsiderohen të inkriminuar dhe se kriminelët nuk përfaqësojnë kombin e shqiptarëve, por janë 'jashtënxjerrjet' e tij.

13 Dhjetor 2022, 18:12 Nga F.M
Rama zbardh bisedën me kryeministrin britanik: Kriminelët janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga biseda mes tij dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak, në lidhje me emigrantët shqiptarë. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se me Sunak nuk është arritur një marrëveshje e re, por është rënë dakort që ajo marrëveshje që ka qenë, të çohet përpara. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se ka kërkuar që shqiptarët të mos konsiderohen të inkriminuar dhe se kriminelët nuk përfaqësojnë kombin e shqiptarëve, por janë 'jashtënxjerrjet' e tij. Rama tha ndër të tjera se Sunak vetë i ka shprehur keqardhjen për mënyrën se si janë etiketuar shqiptarët. 

Pjesë nga fjala:

Kjo është një kërkesë e imja që në kohën që Boris Johnson ka qenë ministri apo Sekretari i punëve të jashtme. E kam përsëritur sepse sa herë kanë ardhur dhe e kanë ndarë me ne këtë shqetësim, unë kam qenë konsistent, mos flisni për krim shqiptar sepse krimi është krim, nuk ka etni. Por nëse doni ndihmën tonë, jemi të gatshëm të ngremë një skuadër siç e kemi bërë me vendet e tjera, që të merret 24 orë me identifikimin, penetrimin e ndalimin e këtyre elementëve që organizojnë trafikun klandestin e kështu me rradhë. Ide e bukur, ide e bukur, ide e bukur, por s'u bë kurrë. Ketë herë, kam pasur një bisedë goxha me kryeministrin e fundit, ka marrë përsipër që jo vetëm të thotë 'bukur., bukur', por edhe ta shtyjë përpara. Kemi rënë në një dakortësi se nuk ka ndodnjë marrëveshje, marrëveshjet janë aty, thjesht janë theksuar. Kryeministri më ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, nënkupoto fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur në një dritë të gabuar, më ka shprehur bashkëpunim në arenën kombëtare. Më ka shprehur po ashtu edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pjesë. Unë kam përsëritur të njëjtin princip, nuk ka nevojë pse t'i ndani shqiptarët nga të tjerët, elementët problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin, as shtetit dhe as kombin e flamurin tonë, janë jashtënxjerrjet e një kombi. Duhen marrë masa për të. 

Biseda mes dy kryeministrave u zhvillua sot, kur u publikua dhe marrëveshja e plotë mes Shqipërisë dhe Anglisë e nënshkruar për të ndaluar emigrantët e paligjshëm shqiptarë është publikuar ditën e sotme. Në marrëveshjen e publikuar, është rënë dakord që të rritet bashkëpunimi në tre fusha kryesore me interes të përbashkët të cilat janë çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritjen ekonomike si dhe inovacionin dhe edukimit. Në marrëveshjen e publikuar nga qeveria britanike ndër masat ligjore që do të ndërmarrin atje, do të dërgojnë edhe oficerët e tyre kufitarë në aeroportin e Rinasit.

edi rama rishi sunak rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022

Sondazh

Poll