Politike

Rama flet për zgjedhjet lokale: Kemi gati patronazhistët, kjo ka rëndësi

Ai e krahasoi me Opozitën, të cilës iu referua si çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve.

13 Dhjetor 2022, 18:16 Nga F.M
Rama flet për zgjedhjet lokale: Kemi gati patronazhistët, kjo ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se për zgjedhjet lokale fillimisht ka bërë gati patronazhistët. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste ka një praktikë që komunikojnë mes tyre dhe bien dakort. Ai e krahasoi me Opozitën, të cilës iu referua si çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve.

Fjala e Ramës:

Ne gati kemi patronazhistët dhe kjo është më e rëndësishme. Kemi praktikën tonë të konsoliduar, rëndësi ka që kemi konsultim me partinë, kjo nuk diskutohet sepse kemi parti jo çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve. Me komunitetin përmes sondazheve që i kemi bërë praktikë të konsoliduar, me vlerësimin e performancës dhe me opinionin e kryesisë së partisë e mbyllet procesi.

edi rama rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022

Sondazh

Poll