Politike

Rama flet për raportin me Kim: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë

Rama përmendi edhe takimin mes tij e ambasadores Kim një ditë më parë, të cilin e konsideroi konstruktiv e miqësor.

13 Dhjetor 2022, 18:18 Nga F.M
Rama flet për raportin me Kim: Ngjitja mes meje dhe ambasadores
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se mes tij dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk ka asnjë 'krisje'. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se zëvendësimin e Kim e ka nisur Departamenti Amerikan i Shtetit e jo Shqipëria, por njoftimi është bërë për shkak të përzëemërsisë që sipas tij, ka Shqipëria për Amerikën. Rama përmendi edhe takimin mes tij e ambasadores Kim një ditë më parë, të cilin e konsideroi konstruktiv e miqësor.

Fjala e Ramës:

Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin ka nisur, siç është thënë nga Ministria e Jashtme, natyrisht nuk e kemi nisur ne, por e ka nisur Departamenti Amerikan i Shtetit, si për çdo ambasador jo ne. Amerikën e kemi të veçantë, nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforën e krisjeve dhe ngjitjeve. Nuk ka asnjë problem, ne dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor. Kush sheh krisje, gabon.

edi rama rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022

Sondazh

Poll