Politike

Kush do jetë kreu i ri i SPAK? Rama lë konferencën dhe u ikën gazetarëve: Nuk më intereson fare!

Edi Rama iku dhe as nuk e dëgjoi pyetjen deri në fund. 

13 Dhjetor 2022, 18:22 Nga k.m.
Kush do jetë kreu i ri i SPAK? Rama lë konferencën dhe u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar që as ta dëgjojë deri në fund pyetjen e gazetarëve për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në prononcimin për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama iku dhe as nuk e dëgjoi pyetjen deri në fund. 

PJESË NGA PRONONCIMI:

Zoti Rama jemi në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të SPAK...

Rama: Nuk më intereson fare!

Drejtimin e SPAK e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.  Kjo sepse drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, edhe pse Kraja u mundua të ndryshonte këtë rregull. Me pretendimin se ishte drejtuesi i parë dhe nuk kishin pasur infrastrukturën e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë, Kraja kërkoi edhe 3 vite në detyrë, por kërkesa u rrëzua menjëherë.

edi rama rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022

Sondazh

Poll