Politike

Balla në përgjime? Rama: Pjesë e vorbullës politiko-mediatike

Ai shtoi më tej se këtë vorbull, shqiptarët janë të detyruar ta dëgjojnë në shtëpi dhe rrugës.

13 Dhjetor 2022, 18:20 Nga F.M
Balla në përgjime? Rama: Pjesë e vorbullës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat e hedhura ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Në një prononcim për mediat, Rama e konsideroi këtë gjë si pjesë të vorbullës politiko-mediatike. Ai shtoi më tej se këtë vorbull, shqiptarët janë të detyruar ta dëgjojnë në shtëpi dhe rrugës.

"Kjo pastaj është, hyn tek, hyn pastaj tek një nivel i të njëjtës vorbull politiko-mediatike, karakterizon pasqyrën e të përditshmeve tona, shqiptarët janë të detyruar ta kenë brenda në shtëpi, apo edhe rrugës kur ndjekin mrrokllat e këtyre,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022

Sondazh

Poll