Art&Argëtim

“Sa paguhesh në ‘Big Brother Vip’”? Jonida Vokshi ka një përgjigje

Dikush e ka pyetur sesa paguhet në “Big Brother Vip Kosova” dhe moderatorja nuk ka nguruar të përgjigjet.

13 Dhjetor 2022, 07:54 Nga A.B
“Sa paguhesh në ‘Big Brother Vip’”? Jonida Vokshi
Jonida Vokshi

KOSOVË- Prej disa ditësh, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi po drejton “Big Brother Vip Kosova” krah Alaudin Hamitit. Lidhur me këtë eksperiencë të re të saj, ka shumë kuriozitet nga fansat, të cilët sapo Jonida i ka dhënë mundësinë, kanë bërë pyetje të shumta në Instagram.

Ndër të tjera, dikush e ka pyetur sesa paguhet në “Big Brother Vip Kosova” dhe moderatorja nuk ka nguruar të përgjigjet me shaka, duke dalë kështu nga situata në mënyrën më të bukur.

“E bëj për pasion”, i është përgjigjur Jonida ndjekësit në rrjetin social.

jonida vokshi

Sondazh

Poll