Bota

"Jam këtu për të ndërtuar ura bashkëpunimi", Nenad Rashiç flet për herë të parë në mbledhje të Qeverisë së Kosovës

Gjatë mbledhjes ai ka mbajtur një fjalim ku fillimisht ka falenderuar  kolegët e tij për mikpritjen dhe i bëri thirrje për durim në menaxhimin e situatës në veri të vendit.

13 Dhjetor 2022, 11:17 Nga d.a.
"Jam këtu për të ndërtuar ura bashkëpunimi",
Gjuric

KOSOVË- Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, i emëruar disa ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e tij të parë të qeverisë.

Gjatë mbledhjes ai ka mbajtur një fjalim ku fillimisht ka falenderuar  kolegët e tij për mikpritjen dhe i bëri thirrje për durim në menaxhimin e situatës në veri të vendit.

“Para një jave unë kam hyrë në Qeveri, unë do t’i lusja të gjithë që të kenë durim ndaj meje kur të kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë dhe kam nderin, konsideroj që bë thelb mund të bëjmë dallim nga ajo se çfarë është bërë deri tani. Në këto takime, i pari do të jetë ministri Murati. Jam këtu që të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 vjet përvojë flasin diçka. Por çdo sfidë e re është shans i ri. Unë jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht”, tha ai.

Rashiç u emërua ministër për Komunitete dhe Kthim, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe, dha dorëheqje në shenjë revolte për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

mblidhet qeveria e kosoves nenad rashiç

Sondazh

Poll