Bota

Ngjarjet e 2022/ Peskov e konfirmon: Putin dhe Xi Jinping do takohen

Peskov deklaroi se data dhe agjenda e takimit tashmë dihen, por një njoftim zyrtar do të vijë më vonë.

13 Dhjetor 2022, 10:46 Nga a.l
Ngjarjet e 2022/ Peskov e konfirmon: Putin dhe Xi Jinping do takohen
Dmitry Peskov

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar ngjarjet e vitit 2022 në fund të dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për gazetën Vedomosti.

Peskov deklaroi se data dhe agjenda e takimit tashmë dihen, por do publikohen me një njoftim zyrtarmë vonë. Gazeta, duke cituar një burim të paidentifikuar pranë administratës presidenciale ruse, tha se nuk ka gjasa që takimi të jetë ballë për ballë, shkruajnë mediat e huaja.

Detajet janë duke u përpunuar”, tha burimi për "Vedomosti".

Rusia është afruar më shumë me Kinën që kur dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt./Dosja.al

dmitry peskov

Sondazh

Poll