Bota

Tensione në Malin e Zi/ Sulmi i ashpër i protestuesve në Kuvend, çfarë ndodhi pas miratimit të ligjit të ndryshuar për Presidentin (FOTO)

Në zgjedhjen e Qeverisë së re, miratimi i këtij Ligji do të bëjë që shumica aktuale parlamentare të marrë një pjesë të kompetencave të presidentit.

13 Dhjetor 2022, 09:44 Nga a.l
Tensione në Malin e Zi/ Sulmi i ashpër i protestuesve në Kuvend,
Mal i Zi

MAL I ZI- Ditën e djeshme më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin, duke shkaktuar trazira në vend dhe protesta të shumta. Protestuesit, të cilët përfaqësoheshin nga një grup të rinjsh sulmuan Policinë, thyen gardhin dhe qëlluan në drejtim të Kuvendit, aty ku edhe u zhvillua protesta e djeshme. Nga ana tjetër për të neutralizuar situatën, Policia është përgjigjur me spraj dhe granata trullosëse.

Në zgjedhjen e Qeverisë së re, miratimi i këtij Ligji do të bëjë që shumica aktuale parlamentare të marrë një pjesë të kompetencave të presidentit. Megjithatë, qytetarët janë kundër këtij ligji, teksa revoltën e tyre e kanë shprehur përmes protestave para Kuvendit ku situata ka agravuar në momentin kur ata kanë hedhur objekte të forta në drejtim të Policisë, e këta të fundit u janë kundërpërgjigjur duke hedhur granata trullosëse për shpërndarjen e turmës. 

Sipas medias malazeze "Vijesti", qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiç, të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze. Këto ndryshime ia heqin një pjesë të kompetencave presidentit Millo Gjukanoviç. Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një Qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiç.

E gjitha ka nisur pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviçit në gusht të këtij viti, ku opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve./Dosja.al

tensione ne malin e zi

Sondazh

Poll