Bota

Pas Vuçiç nuk ndalet edhe i biri, Danilo "kërcënon" Kosovën: Njoh një njeri që nuk do të dorëzohet

Në një postim në Instagram ai ka shpërndarë një foto me të atin të cilët e ka shoqëruar me një mesazh të fortë patriotik në mbështetje të Serbisë.

13 Dhjetor 2022, 10:27 Nga d.a.
Pas Vuçiç nuk ndalet edhe i biri, Danilo
Vucic me djalin

SERBI- Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç është përfshirë në ngjarjet më të fundit që po ndodhin në veri të Kosovës ku dhe ka shprehur qëndrimin e tij.

Në një postim në Instagram ai ka shpërndarë një foto me të atin të cilët e ka shoqëruar me një mesazh të fortë patriotik në mbështetje të Serbisë.

“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiç.

Prej disa ditësh situata është tensionuar në veri të Kosovës ku serbët e zonës kanë vendosur barrikada në RUdar duke bllokuar kalimin për në dy pikat kufitare mes dy vendeve. Ndërkohë që disa ditë më parë në Zubin Potok ka patur disa shpërthime në godinën ku u mblodhën anëtarët e KQZ për të organizuar zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe pas dorëheqjes së kryetarëve të tyre.

danilo vucic aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll