Bota

Mbledhja e qeverisë, Kurti: Ka ardhur koha të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes Kurti u shpreh se ka ardhur koha për nga pozita e statusit potencial për kandidat të kalohet në statusin e vendit kandidat duke vendosur kështu raporte të reja me Bashkimin Evropian.

13 Dhjetor 2022, 10:46 Nga d.a.
Mbledhja e qeverisë, Kurti: Ka ardhur koha të aplikojmë për
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur sot qeverinë e tij ku në qendër të diskutimeve ka qenë vendimi për të aplikuar pë statusin kandidat në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes Kurti u shpreh se ka ardhur koha për nga pozita e statusit potencial për kandidat të kalohet në statusin e vendit kandidat duke vendosur kështu raporte të reja me Bashkimin Evropian.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se aplikimi i Kosovës është përgjigje ndaj Samitit të Selanikut të vitit 2003 dhe thirrjes nga Samiti i fundit në Tiranë për anëtarësim të përshpejtuar.

“Para një jave në Samitin e Tiranës në deklaratën e përbashkët, BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Andaj aplikimi ynë është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, por edhe për përgjigje direkte ndaj thirrjes në Samitin e Tiranës”, shtoi Kurti.

Kurti u shpreh Kosova është më e përgatitur në momentin e aplikimin krahasuar me disa shtete të tjera dhe theksoi se vendi i saj vshtë vetëm në BE.

albin kurti kosova aplikon per ne be

Sondazh

Poll