Bota

Barrikadat, shpërthimet dhe kërcënimet, reagon KFOR-i: Jemi jashtëzakonisht vigjilent për situatën në Veri

Në një postim në Instagram, nga KFOR-i thuhet se mes dy vendeve duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

13 Dhjetor 2022, 11:06 Nga d.a.
Barrikadat, shpërthimet dhe kërcënimet, reagon KFOR-i: Jemi
KFOR

KOSOVË- Trupat e KFOR kanë reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku shprehen se e vetmja rrugë drejt paqes është që Kosova e Serbia t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut.

Në një postim në Instagram, nga KFOR-i thuhet se mes dy vendeve duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it. 

Më tej në postim thuhet se trupat e KFOR-i mbeten vigjilent dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe garantuar sigurinë në vend.

trupat e kfor-it në kosovë tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll