Bota

Mbështetësit e presidentit Bolsonaro përleshen me Policinë në kryeqytetin e Brazilit

Bolsonaro, i cili ka pohuar në mënyrë të përsëritur se sistemi elektronik i votimit të vendit është i prirur për mashtrim dhe nuk e ka pranuar humbjen, teksa u tha mbështetësve të premten se e ardhmja e tij politike ishte në duart e tyre.

13 Dhjetor 2022, 09:44 Nga a.l
Mbështetësit e presidentit Bolsonaro përleshen me Policinë
Brazil

BRAZIL- Mbështetësit e presidentit brazilian Jair Bolsonaro u përleshën me Policinë të hënën, duke i vënë flakën disa automjeteve dhe tentuan të pushtonin selinë e Policisë federale në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Sipas mediave të huaja, sekretariati i sigurimit publik të Brasilias tha në një deklaratë se përleshjet shpërthyen pasi policia kreu një urdhër arresti. Më herët atë ditë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, kishte urdhëruar arrestimin e përkohshëm të José Acácio Serere Xavante, i dyshuar për pjesëmarrje në protesta antidemokratike.

Brazil

Që kur Bolsonaro humbi zgjedhjet ndaj da Silva më 30 tetor, shumë nga mbështetësit e tij janë mbledhur jashtë kazermave ushtarake në të gjithë vendin duke refuzuar të pranojnë humbjen dhe duke kërkuar që forcat e armatosura të ndërhyjnë. Më herët të hënën, autoriteti zgjedhor i vendit i dha da Silvës dhe zëvendëspresidentit të tij një certifikatë zyrtare, duke vulosur fitoren e tyre. Bolsonaro, i cili ka pohuar në mënyrë të përsëritur se sistemi elektronik i votimit të vendit është i prirur për mashtrim dhe nuk e ka pranuar humbjen, teksa u tha mbështetësve të premten se e ardhmja e tij politike ishte në duart e tyre.

"Shkatërrimi dhe përpjekja për pushtimin e ndërtesës së Policisë Federale në Brasilia është e papranueshme," tha Flavio Dino, Ministër i ardhshëm i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva.Lideri i opozitës në Senat, Randolfe Rodrigues, tha se disa protestues, të cilët ai i quajti "terroristë", ishin përqendruar rreth hotelit ku po qëndron da Silva./Dosja.al

proteste ne brazil jair bolsonaro

Sondazh

Poll