Bota

Situata e tensionuar në veri, Albin Kurti mbledh qeverinë e Kosovës

Në mbledhje pritet të diskutohet rreth situatës aktuale në veri, pas disa sulmeve ndaj policisë së Kosovës, vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve si dhe disa aksioneve të policisë së Kosovës.

13 Dhjetor 2022, 10:06 Nga d.a.
Situata e tensionuar në veri, Albin Kurti mbledh qeverinë e
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Qeveria e Kosovës do të zhvillojë një mbledhje sot në orën 10:00 në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit ku serbët kanë ngritur barrikada duke bllokuar rrugët.

Në mbledhje pritet të diskutohet rreth situatës aktuale në veri, pas disa sulmeve ndaj policisë së Kosovës, vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve si dhe disa aksioneve të policisë së Kosovës.

Mbledhja vjen pas takimit që i dërguari i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar ndodhet në Prishtinë dhe ditën e djeshme ka zhvilluar takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ndërkohë ditën e sotme, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Escobar pritet të zhvillojë takime dhe me krerët e opozitës.

qeveria e kosovës tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll