Art&Argëtim

Xhensila Myrtezaj u përgjigjet kritikave: S’do t’ia shisja kurrë këngën time një artisteje serbe

Kjo pasi këngëtarja serbe, Maya Berovic ka kopjuar këngën e Xhensilës dhe e ka përkthyer në gjuhën serbe.

12 Dhjetor 2022, 23:12 Nga I.A
Xhensila Myrtezaj u përgjigjet kritikave: S’do t’ia shisja
Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar ndaj “zhurmës” që u bë në rrjet për këngën e saj 'Ale Ale'. Kjo pasi këngëtarja serbe, Maya Berovic ka kopjuar këngën e Xhensilës dhe e ka përkthyer në gjuhën serbe.

Xhensila ka theksuar se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk e dinte se kënga e saj ishte huazuar nga dikush tjetër. Më tej Xhensila ka deklaruar se një këngëtare serbe do të ishte e fundit në listë për t’i dhënë autorësinë këngës së saj.

Postimi i Plotë:

 Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste”. Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti! Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

xhensila myrtezaj maya berovic

Sondazh

Poll