Politike

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD, flet Berisha: Nuk mund të them dhe të pretendoj se ishin Primare të përsosura

Sali Berisha pranoi se procesi nuk kishte qenë i përkryer por shtoi se problematikat e dala mund të përdoreshin për t’u përsosur më tej në zgjedhjet e tjera që mund të mbahen në të ardhmen.

12 Dhjetor 2022, 16:33 Nga k.m.
Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD, flet Berisha: Nuk mund të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar ka folur për Primaret e finalizuara ditën e dielë përsa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj të vitit 2023. Në fjalën e tij para mediave, Berisha pranoi se procesi nuk kishte qenë i përkryer por shtoi se problematikat e dala mund të përdoreshin për t’u përsosur më tej në zgjedhjet e tjera që mund të mbahen në të ardhmen.

"Primaret përbëjnë vendosjen e një praktike në Europë dhe në botë. Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjet dhe përfaqësimit të qeveritarëve vendorë të forcave politike. Vendos në qendër pushtetin e anëtarëve dhe zhdërvjellëson ose ndryshon formën e përfaqësimit. Dua të falenderoj edhe njëherë ata që morën pjesë në garë. Degë dhe Komisionet e menaxhimit të zgjedhjeve për punën e shkëlqyer që kanë zhvilluar. Nuk mund të them dhe të pretendoj se ishin Primare të përsosura. Ishin Primare që morën pjesë mbi 200 kandidatura, personalitete të PD por edhe anëtarë të shoqërisë civile, por edhe ekselenca shqiptare. Në çdo lloj varianti që ta analizosh, Primaret janë forma me genuine më institucionale, më e drejtë. Në këto Primare janë pranuar me vetëdeklarim nga degët të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Thashë edhe më sipër se nuk ishin këto të përsosura, por praktika e fituar dhe problematikat janë pasuri e çmuar për ne, për t'i përsosur në raundet e tjera. Jemi në hapat e parë dhe normale janë ndjeshmëritë. E them këtë se secili që merr përsipër të garojë e di se rivali i angazhon mbështetësit e tij dhe me këtë duhet të mësohemi. Sikundër që persona, grupe interesi kanë të drejtë të lobojnë për atë të duan. Nuk besoj se kryetari i partisë duhet të lobojë dhe as të tjerë drejtues,"-tha Berisha ndër të tjera.  

sali berisha

Sondazh

Poll