Politike

MUNGON YURI KIM/ SHBA përfaqësohet nga zv.ambasadori në prezantimin e projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit

Vetë Rama, i falenderoi ku për rastin e SHBA-ve ishte i pranishëm zv.ambasadori amerikan.

12 Dhjetor 2022, 11:58 Nga f.g
MUNGON YURI KIM/ SHBA përfaqësohet nga zv.ambasadori në
Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u kujdes vetë që audienca ta mësonte se ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk ka marrë pjesë në aktivitetin ku u prezantua projekti për ndërtimin e portit të ri Tregtar të Durrësit. Nga Pallati i Brigadave ku u zhvillua prezantimi morën pjesë disa nga diplomatët më të rëndësishëm të vendeve perëndimore, por jo Kim. Vetë Rama, i falenderoi ku për rastin e SHBA-ve ishte i pranishëm zv.ambasadori amerikan. Nuk dihet nëse Kim nuk ka marrë vetë pjesë apo axhenda ka qenë e mbushur. Sakaq, Kryeministri iu hapi derën të gjithë investitorëve të huaj që të garojnë për të zhvilluar projektin e kompanisë holandeze "Royal Haskoning DHV",

"Të gjithë të ftuarve këtu nga vendet tona partnere dhe mike sigurisht. Gara do të jetë e hapur, dihet kush nuk mund të hyjë në këtë garë. Presim kompani nga vendet mike dhe partnere. E shikoj me kënaqësi praninë e përfaqësuesit të qeverisë holandeze, ambasadorit holandez, italian, japonez. Sikundër përfaqësuesit tëe ambasadës, zv.ambasadorit të SHBA ambasadorit britanik. Kompania duhet të përmbushë standartet dhe të jetë nga një vend johostil i NATO ",-tha Rama.

Mungesa e ambasadores Yuri Kim vjen në një situatë të paprecedentë, ku vetëm 4 ditë më parë, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që nuk dihet sa protokallare është, pasi në të shkuarën këtë ekskluzivitet e ka patur vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por derimëtani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë "vetë"./Dosja.al

yuri kim porti tregtar i durresit edi rama

Sondazh

Poll