Politike

'S'na lënë hollandezët'/ Rama: Sunak shprehu interes për investimin, s'ka shans të ndryshojmë fituesin

Rama deklaroi se gara do të jetë e hapur në muajin janar e se nuk ka asnjë shans që të ndryshohet fituesi.

12 Dhjetor 2022, 12:10 Nga A.B
'S'na lënë hollandezët'/ Rama: Sunak shprehu
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Kreu i Qeverisë shqiptare, shtoi se Sunak shprehu interes për investimet në Shqipëri. Në fund, ai tha se gara do të jetë e hapur në muajin janar e se nuk ka asnjë shans që të ndryshohet fituesi. Sipas tij, nuk i lejohet të bëhet kjo për shkak të hollandezëve që janë përfshirë në projekt. 

' Bashkë me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive, kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët, më në fund, propozimi im i vjetër, u desh që të rrija 3 mandate që të më dëgjonin. E rëndësishme, ishte që dhe Runak shprehu interes të madh të Britanisë në zhvillimet e vendit dhe në këtë investim, gara është e hapur. Jo sot, nga janari, ju lutem shumë të mos ndërhyë askush, nuk ka shans që të ndryshojmë fituesin se nuk na lënë hollandezët.'- tha Rama. 

edi rama projekti i portit te durresit

Sondazh

Poll