Politike

Ndërhyrja e MEPJ tek DASH për largimin e Yuri Kim, Ervin Bushati i justifikon: Ishte lapsus! Ambasadorja s'ka gjë me Ramën

Ervin Bushati tha se nuk ka asnjë marrëveshje të prishur mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Kim. 

12 Dhjetor 2022, 13:12 Nga k.m.
Ndërhyrja e MEPJ tek DASH për largimin e Yuri Kim, Ervin Bushati i
Ervin Bushati

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati e quajti një lapsus postimin e Ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. I ftuar në emisionin "Euronews Now", Ervin Bushati tha se nuk ka asnjë marrëveshje të prishur mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Kim. 

“Unë them që është lapsus. Këto janë provincializma në mentalitetin shqiptar që ikën ky dhe vjen një tjetër, që do vijë një burrë apo një zonjë që do flasë në emër të vet. Znj. Kim ka folur në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti më serioz, më i madh, më digjintoz, më profesional në demokraci dhe diplomaci. Nuk mendoj që janë prishur marrëdhëniet mes Ramës dhe Kim. Asnjë ambasador nuk flet në emër të vet, këtu nuk ka asgjë personale,”- u shpreh Bushati.

Reagimi i parë i një socialisti vjen në një situatë të paprecedentë, ku vetëm 4 ditë më parë, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që nuk dihet sa protokallare është, pasi në të shkuarën këtë ekskluzivitet e ka patur vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por derimëtani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë "vetë".

ervin bushati yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll