Politike

Ndërtimi i portit, Rama: Kompania që e merr përsipër duhet të jetë nga një vend pro NATO-s

Rama u shpreh se gara do të hapet në janar e se i gjithë proçesi do të jetë transparent.

12 Dhjetor 2022, 12:16 Nga A.B
Ndërtimi i portit, Rama: Kompania që e merr përsipër duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se kompania që duhet ta marrë përsipër projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, duhet të jetë një vend pro NATO-s. Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se gara do të hapet në janar e se i gjithë proçesi do të jetë transparent.

‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’- tha Rama.

edi rama projekti i portit te durresit

Sondazh

Poll