Politike

Hetimet për Ahmetajn, Balla: Drejtësia të bëjë punën e vet, ndërhyrjet tona nuk i bëjnë mirë pavarësisë

Balla deklaroi se nuk mund të komentojë në çështje që janë ende në hetim.

12 Dhjetor 2022, 13:29 Nga A.B
Hetimet për Ahmetajn, Balla: Drejtësia të bëjë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme për hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Duke mos e komentuar gjatë, Balla tha vetëm se do lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Më tej, Balla shtoi se nuk mund të komentojë në çështje që janë ende në hetim.

Taulant Balla: Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi.

Pyetja: Po në rastin tuaj po e lini drejtësinë të bëjë punën?

Taulant Balla: Drejtësia të hetojë, standart më të mirë nuk ka. 

Gazetari Adriatik Doçi u paraqit disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për të depozituar një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

taulant balla arben ahmetaj

Sondazh

Poll