Politike

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kosovës, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu.

12 Dhjetor 2022, 11:55 Nga k.m.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë
Tiranë, nënshkruhet memorandumi Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut

TIRANË- “Një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,”- kjo është marrëveshja e nënshkruar ditën e sotme në Tiranë mes 3 vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kosovës, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu. Ministri nga Kosova thotë se në këtë memorandum përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mali i Sharrit dhe Mavrova.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë,”- shkroi ministri Aliu në Facebook.

Po ashtu, në rrjetet e tij sociale Aliu thotë se kjo marrëveshje është thelbësore për ruajtjen e vlerave mjedisore e ekonomike dhe se ka ka qëllimin kryesor që të promovojë dhe njëkohësisht të mbrojë zonat ndërkufitare.

“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të promovojmë e njëherit mbrojmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

liburn aliu mirela kumbaro

Sondazh

Poll