Aktualitet

“Gjëma” që i kushtoi shtrenjtë Mihal Kokëdhimës, IKMT i shkatërron restorantin “Panorma” (FOTO)

IKMT shembi sot restorantin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës. Për më shumë se dy orë makineritë e rënda të IKMT shkatërruan pronën e Kokëdhimës me motiavionin se ishte pa leje dhe kishte zaptuar një tokë publike. Familjarët e tij që ishin prezent nuk bënë rezistencë. IKMT bën me dije se aksioni do vijojë në të gjithë bregdetin.

HIMARË- ËshtË shembur sot lokali “Panorma” në Porto Palermo. Mjete të rënda, forca të shuma policie dhe inspektor të IKMT rrethuan lokalin dhe më pas bën shembjen e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se godina ka qenë pa leje dhe tashmë ajo është rrafshuar. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Në këtë aksion kanë qenë prezent familjar të Mihal Kokëdhimës, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por vetëm kanë hequr ato sende u janë dukur me vlerë. E para që u rrëzua ishte tabela e këtij lokali, dhe më pas është shembur dhe pjesa e restoranit, ku për pak orë gjithçka u rrafshua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Tre ditë më parë biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(A.B. Dosja.al)

  • 10:27

    Pamjet me dron, si u shemb restoranti i Milal Kokëdhimës në Porto Palermo (VD)

    Restoranti dhe hoteli i Mihal Kokëdhimës është shembur sot nga IKMT brenda pak minutave. Forca të shumta policie dhe të IKMT rrethuan që në orët e para të mëngjesit zonën dhe nisën shembjen e godinës.

    Dosja.al ka siguruar disa pamje me dron gjatë momentit të shembjes së të gjithë investimit të Mihal Kokëdhimës.

    Sipas IKMT shkatërrimi i ndërtesës është bërë me motivacionin se ajo është pa leje.

  • 10:27

    Andi Bejtja: Terror televiziv, treguat 2 orë matrapikun që rrëzoi murin

    Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas shembjes së lokalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Duke qenë se ngjarja që parapriu këtë shembje mori një vëmendje të madhe mediatike dhe sot të gjitha mediat ishin aty për të parë nga afër aksionin e IKMT.

    Andi Bejtja, gazetar

    Kjo gjë ka irritur Andi Bejtjen, i cili shkruan se transmetimi live i shembjes së një godine është një terror televiziv.

    Terror televiziv! U mbushen dy ore qe televizionet me te medha informative ne vend japin live pa nderprerje prishjen e lokalit ” Panorma” te te famshmit tashme Mihalit….Ne emer te kujt standarteve mediatike mund ta mbash kameren der tani dy ore te shembja e nje lokali, te prishesh gjithe programmer e tjera, per te zene ekranin me ore te tera me nje matrapik qe shemb nje mur..,Fshat mediatik.,.,Fshat i madh mediatik….Kto tv sot jane vete Mihali qe kane mbi dy ore qe i jane hedhur publikut Shqiptar mbi kurriz”, shkruan Bejtja.

  • 8:35

    “Për pak brenda normave”, si u shemb në pak minuta restoranti i Mihal Kokëdhimës në Palermo (VD)

    Restoranti “Panorma” i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo nga sot nuk do të jetë më. Pas një aksioni të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e gjitha prona e kokëdhimës është rrafshuar.

    Në këtë aksion kanë marrë pjesë forcas të shuma policie dhe të IKMT, që kanë bërë t ëmundur dhe shembjen e të gjithë godinës.

    IKMT ka postuar në Facebook dhe një video, ku shihet se si restoranti “Panorma” po shkatërrohet nga makineritë e rënda. “’Panorma’… për pak brenda normave…”, shkruan IKMT.

  • 7:52

    IKMT: Ishte pa leje, do vijojmë punën në të gjithë bregdetin

     Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas nisjes së shmebjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës. Në një reagim në Facebook, IKMT shkruan se objekti rezulton pa leje dhe tashmë plazhi do të zhfytëzohet nga të gjithë.

    Ndërkohë shton se nuk ka pasur rezistencë të pronarëve, duke bërë me dije se do të ketë dhe objekte të tjera që do kenë fatin e restorantit “Panorma”.

    Restoranit “Panorma” duke u shembur

    NJOFTIMI I IKMT

    IKMT prish “Panormën”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

    Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

    Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.

Një Koment në ““Gjëma” që i kushtoi shtrenjtë Mihal Kokëdhimës, IKMT i shkatërron restorantin “Panorma” (FOTO)

  1. Turp ti vije kesaj qeverie qe i lepin … c do evropjani. Ne vend qe te mbroje pronaret shqiptare kjo qeveri shkaterrojne bizneset. Nese ka denim per pronarin, dhe kjo veten ne baze te provave dhe duke rrespektuar provat ne nje procedure ligjore, kjo duhet te jete nga ana e ligjit. Duke mos rrespektuar kete ky shtet vete nuk rrespekton ligjin dhe se fundmi as shtetasit shqiptare dhe sidomos as veten e vet.

Shto Koment