Aktualitet

'Uji më ka ardhur 2 metra në shtëpi'/ Banori i Lezhës flet për përmbytjet: Duhen pastruar kanalet, vijnë vetëm për të na kërkuar votat

Problematike shfaqet situata nënë fshatin Gjorom të Mamurrasit, ku rreth 210 hektarë tokë janë nën ujë.

12 Dhjetor 2022, 12:42 Nga a.l
'Uji më ka ardhur 2 metra në shtëpi'/ Banori i
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Lezha ka qenë një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet dhe moti i keq në vend. Problematike shfaqet situata nënë fshatin Gjorom të Mamurrasit, ku rreth 210 hektarë tokë janë nën ujë. Ndërkohë në të gjithë qarkun e Lezhës janë gjithsej rreth 410 hektarë tokë nën ujë.

Një banor i zonës, Edison Bushi, u shpreh për Euronews Albania se deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga asnjë institucion për situatën.

Nuk kemi parë asnjë lloj reagimi të asnjë institucioni. Zona përmbytet se janë kanalet e bllokuara. Politikanët vijnë vetëm për të na kërkuar votat. Askush nuk pyet për popullin. Uji më ka ardhur 2 metra afër shtëpisë. Duhet të vijnë dhe të pastrojnë kanalet. Kemi pasur shumë dëme, askush nuk na ka dëmshpërblyer. Do të ketë reshje shiu dhe kemi frikë se mos na hyn uji brenda”, u shpreh banori.

Situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit, është normalizuar. Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll