Aktualitet

Bie aksidentalisht në përrua, gjendet i pajetë 59-vjeçari në Elbasan

Deri më tani, dyshohet se 59-vjeçari, i identifikuar si Ligor Bërdufi, ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

12 Dhjetor 2022, 12:18 Nga k.m.
Bie aksidentalisht në përrua, gjendet i pajetë 59-vjeçari
Policia e Elbasanit

ELBASAN- Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë nga banorët e zonës në fshatin Pashtresh të Gjinarit. Deri më tani, dyshohet se 59-vjeçari, i identifikuar si Ligor Bërdufi, ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

elbasan ligor bërdufi

Sondazh

Poll