Aktualitet

Sherri me thika në lokalin në Pogradec, arrestohen tre vëllezërit që plagosën 26- vjeçarin

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

12 Dhjetor 2022, 12:03 Nga a.l
Sherri me thika në lokalin në Pogradec, arrestohen tre
Policia POgradec

POGRADEC-  Policia në Pogradec ka arrestuar sot 3 vëllezër pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 26- vjeçar pas një sherri të momentit në një lokal. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2  ndërsa i plagosur ka mbetur i riu me iniciale E. H. Autorët pritet të prballen me akuzën për veprën penale  “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.  Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. 

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

sherr me thika ne pogradec

Sondazh

Poll