Aktualitet

Me arsenal armësh nga Ancona në Durrës, lihet në burg 53-vjeçari nga Kosova (EMRI)

53-vjeçari më herët u shpreh se është i apasionuar pas koleksionimit të armëve, kjo nuk e ka bindur gjykatën duke e lënë  në burg. 

12 Dhjetor 2022, 12:27 Nga a.l
Me arsenal armësh nga Ancona në Durrës, lihet në burg
Arsenali i armëve

DURRËS- Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg', 53- vjeçarin Selman Lajçi pasi disa ditë më parë u kap me disa armë në Portin e Durrësit. 53-vjeçari më herët u shpreh para uniformave blu se është i apasionuar pas koleksionimit të armëve, por ky pretendim nuk e ka bindur gjykatën duke e lënë në burg. 

Me arsenal armësh nga Ancona në Durrës, lihet në burg
Selman Lajçi

Lajçi u arrestua sapo zbriti nga trageti i linjës Ankona -Durrës dhe u vu nën akuzë për trafikim të armëve të zjarrit. Në makinën Land Rover me targa zvicerane u gjetën të fshehura nëpër dyer shotgun, snajper e pistoletë, pushkë si dhe 1367 fishekë luftarak e 800 fishekë për armë gjahu./Dosja.al

selman lajçi

Sondazh

Poll