Aktualitet

Shembja e godinës 5 katëshe në Dhërmi, IKMT kallëzon IMT Himarë, komisariatin dhe IKMT Vlorë

Kallëzimi ështe bërë për 'shpërdorim detyre', duke iu referuar shembjes së objektit 5 katësh në Dhërmi. 

12 Dhjetor 2022, 11:49 Nga a.l
Shembja e godinës 5 katëshe në Dhërmi, IKMT kallëzon
IKMT

SARANDË- Pas shembjes të objektit 5 katësh pa leje në Dhërmi ditën e djeshme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT. Kallëzimi ështe bërë për 'shpërdorim detyre', duke iu referuar shembjes së objektit 5 katësh në Dhërmi. 

"Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për mosushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë. Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje", thuhet në vendimin e IKMT-së. 

Shembja e objektit me 2160 metër katror u bë me shpërthim të komanduar, ku është përdorur një sasi prej 30 kg lëndë eksplozive. Ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se kush është pronari i godinës së shkatërruar që rezulton e ndërtuar pa dokumente./Dosja.al

ikmt ne dhermi

Sondazh

Poll